Sytrim Halitaj

Sytrim Halitaj: Vrapimi i Kosovës për në finale

Në opinionet për ndarje apo jo të Kosovës, si marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ‘ndihmë’ të SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë të shtetësisë së Kosovës, gjendja e sotme e Kosovës, është vrapimi më serioz që po ndodh dhe që ka ndodhur deri më tani në këtë Olimpiadë politikash. Në këtë pikë kemi mosdakordim të brendshëm për shumë gjëra, por edhe mospajtim nga disa amerikan se si shihet gjendja kosovare, pra e kemi këtë profesorin Joseph, të njohur tashmë dhe pastaj e kemi Grenellin për të cilin skemi çfarë të komentojmë për qendrimet dhe qasjen e tij karshi qeverisë së re të Kosovës.

Në këtë gjendje që jemi, nuk duhet të harrojmë se sa administrata amerikane ishin prej intervenimit në 99-tën, dhe që të gjitha pra ishin të një synimi, për një finalizim me pajtueshmëri të dy palëve (Kosovë-Serbi). Në këtë pikë, si krahasim nëse e shikojmë rezultatin final me Bosnje-Hercegovinen, e shohim që pa thënë Serbia po ose jo, ska absolutisht asnjë vendim shtetëror që mund të marin boshnjakët për intereset e tyre, prandaj se kemi as njohjen e Bosnjës dhe Hercegovinës ne si Kosovë. Vetëm në këtë çështje nëse ndalemi dhe mendojmë, duhet ta kemi të kuptueshme se nuk duhet të ngutemi në arritje të marrëveshjeve me serbinë, saktësisht në asnjë marrëveshje me ta – kjo sepse kur e nderuan një marrëveshje serbët?!

Por, gjithmonë kur e vlerësojmë edhe qasjen e BE-së, e vërejmë që kemi edhe mendim të tretë në këtë mesele, pra BE ka pajtueshmëri me disa qasje të qeverisë së re të Kosovës në lidhje me taksën 100%.

Po ashtu, BE si entitet është duke ndryshuar, si hapësirë tokësore, por gjithashtu edhe në politik bërje si arsye e globalizmit dhe ndryshimeve fundamentale të saj. Këto ndryshime japin të kuptohet se vetëm Serbia nuk po ndryshon, edhe prandaj është ‘therrë në këmbë’ jo vetëm për Evropën.

Gjithashtu, në disa media ndërkombëtare shkruhet se një arritje e marrëveshjes Kosovë-Serbi si një finalizim përfundimtar nëse arrihet, kjo gjë (rezultati) i atribohet administratës së Trumpit, edhe më saktësisht vet Trumpit, duke e sjellur si opcion edhe shpërblimin ndaj tij me çmimin Nobel për Paqe, si arsye e përfundimit konfliktuoz mbi njëqind vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë! Një vlerësim i tillë duhet të shihet me sy laboratori, sepse një rezultat i tillë për Trumpin, e ruan atë edhe nga një humbje shumë të madhe në garën për president të SHBA-ve, nëse fiton përsëri. Kjo humbje është ‘tradhëtia’ që flitet dhe është përfolur shumë në mbarë botën e që i ka siguruar fitoren për president në vitin 2016. Pra, Trumpi dhe administrata e tij, kanë arsye të mjaftueshme të nguten për një rezultat final Kosovë-Serbi. Kështu që, Kosova duhet të veproj me një kujdes tepër të shtuar, sidomos në këtë periudh kur problemet e brendshme të saj, të njohura tashmë, janë duke e rrezikuar tepër shumë si arsye e ndryshimit udhëheqës. Kjo udhëheqësi e cila është shumë ‘përqarëse’ në nivelin politik në Kosovë, si rezultat i zvogëlimit të kabinetit qeveritar dhe një riorganizimi të përgjithshëm më ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim më herët.

Gjëja më e nevojshme tani, është të arrihet një pajtueshmëri e brendshme politike në Kosovë. Një arritje e tillë, do e vendoste Kosovën në një pozicion shumë më të favorshëm kundrejt Serbisë, duke e paraqitur si një shtet më të kompletuar dhe më serioz në nivel regjional e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …