Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: A është e rrezikuar Kosova nga tërmetet

Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të tërmeteve mjaftë të shpeshta që po ndodhin në Shqipëri. Duket pas parasysh pozitën gjeografike por dhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mundë të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale por edhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe pse vendi ynë nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik.

Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet). Në mbarë botën ndodhin rreth 500.000 tërmete në vit, të cilat zbulohen nga instrumentet e ndjeshme. Rreth 100,000 prej tyre mund të ndihen, dhe rreth 100 shkaktojnë dëme çdo vit.

Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të tërmeteve mjaftë të shpeshta që po ndodhin në Shqipëri.

Duket pas parsysh pozitën gjeografike por dhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mundë të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale por edhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe pse vendi ynë nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik.

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por ne mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre dhe si duhet të veprojm në raste të tilla, e rëndësishme është që që në dridhjen e parë mundësishtë të merren masa mbrojtëse.

Gjatë një tërmeti është shumë me rëndësi që të ruhet qetësia dhe të mundohemi sa më pak të bëjmë panik, duhet ulur menjëherë në dysheme dhe të mblidhen duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, rekomandohet strehimi poshtë një tavoline, apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ju. Kur nisin lëkundjet, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, dhe të dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit, si dhe mos të përdorni ashensorin sepse gjasat janë të mëdha që mundë të bllokohet.

Nëse ndodheni përjashta, duhet lëvizur në një zonë të sigurt nëse keni mundësi, si dhe shmangni shtyllat elektrike, tabelat, ndërtesat e larta si dhe objektet në ndërtim.

Nëse ndodheni në shkollë, stadium apo teatër, mundësisht duhet qëndruar në vendin tuaj dhe të mbroni kokën dhe qafën me krahë, është gabim të përpiqeni të largoheni deri sa të mbarojnë lekundjet fillestare, më pastaj ecni ngadalë duke bërë kujdes nga ndonjë send që mund t’ju bjerë dhe t’ju lëndojë.

Është shumë me rëndësi ta dimë se gjatë tërmeteve duhet qëndruar larg liqeneve, plazheve apo urave, në minutat e para pas lëkundjeve, mundohuni të largoheni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami, si dhe nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

Shteti është përgjegjës për organizimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore ku hyn edhe tërmetët, por edhe të fatkeqësive tjera.

Në rastet e fatkeqësive natyrore në këtë rast të tërmeteve, mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së njerëzve ka prioritet mbi çdo aktivitet tjetër të mbrojtjes dhe shpëtimit.

Mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma në rastet e fatkeqësive natyrore duke përfshirë edhe tërmetet duhet të planifikohen nëpërmjet planeve të reagimit emergjent, plane këto që përgatiten nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse sipas fushave të përgjegjësisë.

Qëllimi i planeve të reagimit emergjent është sigurimi i ndërmarrjes së veprimeve të organizuara dhe të koordinuara për zvogëlimin e pasojave të tyre dhe në rast të fatkeqësisë, të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur resurse për kërkim shpëtim, resurse mjekësore për ndihmë të lënduarve dhe të sigurohen kushtet elementare për jetë të atyre qytetarëve që janë goditur nga tërmetet.

(Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë).

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …