Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre, duhet të jetë primare

Tani kur jemi në sezonin e reshjeve më të theksuara, dhe kur kemi paralajmërime nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, për mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit, institucionet emergjente, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale nuk duhet të “zihen në befasi”. Varësisht prej përgjegjësive që kanë, këto institucione duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla. Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familijare e biznesore. Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre, duhet të jetë primare. (Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative …