Tahiri: Po të dëgjoheshin zërat kundër Rambujesë, Serbia s’do të bombardohej dhe tragjedia do vazhdonte

Duke kujtuar Konferencën e Rambujesë, të mbajtur gjatë vitit 1999, ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë pas shpalljes së pavarësisë, Edita Tahiri ka shkruar se po të dëgjoheshin zërat kundër Rambujesë, Serbia s’do të bombardohej dhe tragjedia do vazhdonte. “Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur ti degjonim zerat e tillë, Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe Lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove.  Marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura ndryshojnë historinë e një kombi, vendimi që morëm në Rambuje na bëri një komb i lirë, pas shtypjesh ndër shekujë…..çdo herë ndihem krenare që isha pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare ku pëcaktuam fatin lirisë të kombit tonë – një kombi trim, guximtar, qëndrestar, vetëfijjues pa pyetur për cmimin e lirisë, asnjë çast”, ka shkruar Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …