leoni

Të shtrinë UÇK, të shtrinë

Të shtrinë UÇK, të shtrinë,

Koka në Bruksel, trupi në Prishtinë!

Një gjyq fashist  s’ta zbehte  dot lavdinë,

Lavdinë për vete, për armiqtë, mizorinë.

 

Të shtrinë UÇK, të shtrinë,

Bijtë e ty plëngprishës, ta humbën  lavdinë,

Bijtë e tu kopila ta zbehen madhështinë,

Duan të të bëjnë  copa edhe  grimë.

 

T’u vërsulën hienat, bishat e lubitë,

Nga të gjitha anët të zunë pusitë:

Këlyshët e Serbisë, këlyshët e Rusisë,

Me doçët e  Evropës, të Evropës shtrigë.

 

Duan të bëjnë gjyq, bastardët e ri,

Qen Martet, bushtrat, Langoi i Zi

Duan të të zhbëjnë, të vrasin përsëri.

Por ti do ringjallesh, ashtu si ti, di!

 

Koka në Drenicë, shtati në Shqipëri,

Krahët në Kosovë, zemra në Dardani,

Këmbët në Iliridë, hapin në Çamëri

Ashtu ishte Ti, ashtu do mbetesh ti,

Ti, o madhja,

Feniksja, 

UÇK.

 

Veterani anonim  nga Drenica

Prekaz

25 prill 2014

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …