Tefta Cani

Tefta Cami- Cani: Urime të përzemërta, për Ditën e 16 vjetorit të Pavarësisë të Kosovës!

Kjo ditë na kujton luftërat që janë bërë ndër shekuj dhe gjakun e derdhur nga bijtë heroik të Kosovës edhe në luftën e fundit nga UÇK-ja me NATO-n me përkrahjen e aleatëve të mëdhej, SHBA-në e Anglinë e BE.

Si sot 16 vite më parë kujtojmë e nderojmë ata luftëtarë trima e të guximshëm me Hashim Thaçin, që shpallën Pavarësinë zulmëmadhe të  Kosovës dhe krijuan Republikën e Kosovës të lirë e të pavarur. Emrat e nismëtarëve të shpalljes së Pavarësisë të Kosovës në Parlament mbeten në Histori, që s’mund të retushohen e harrohen,

sepse fshihet historia e popullit shqiptarë të Kosovës!

  Të gjitha Qeveritë si dhe e z.Albin Kurtit dhe popullit shqiptar të Kosovës kanë punuar e vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e vendit dhe mbrojtjen e Lirisë e të Pavarësisë të Kosovës.

  Lufta në kohë paqe është e vështirë dhe e domosdoshme.

Vendimi i BK për perdorimin e Euros dhe heqjen e dinarit të Serbisë është mëse i drejtë, që ndikon në sigurinë e Republikës të Kosovës.

 Në situatat që ndodhemi pas sulmit të Rusisë në Ukrahinë na duhet të kemi vigjilencë e të jemi të përgatitur gjithmonë në bashkëpunim me aleatin e madh të shqiptarëve, SHBA-në.

  Rroftë ndër shekuj Liria e Pavarësinë e Kosovës!

  Lavdi të përjetëshme dëshmorëve e heronjve të të gjitha luftrave të Kosovës me heroin legjendar Adem Jasharin!

  E kalofshi sa më bukur këtë festë të madhe!

 Respekte!

 Tefta Cami

Tiranë, e shtunë, 16 shkurt, 2024

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …