leoni

ITSHKSH-së i shtohen edhe gjashtë Departamente rajonale të trashëgimisë kulturore

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë përgëzon ITSHKSH për hapjen e gjashtë departamenteve rajonale të Trashëgimisë Kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Instituti i Historisë “Ali Hadri” -Prishtinë ka mirëpritur miratimin nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut më datën 23 mars 2023, të propozim-projektit të ITSHKSH për hapjen e gjashtë departamenteve rajonale të Trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe propozim-projektet për formimin e Departamentit të Mërgatës dhe Qendrës multimediale dhe dokumentare në kuadër të ITSHKSH. Hapja e këtyre gjashtë departamenteve të Trashëgimisë Kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe formimi i Departamentit të Mërgatës dhe Qendrës multimediale dhe dokumentare në kuadër të ITSHKSH shënon një hap të rëndësishëm si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në fushën e shkencës dhe dijës në përgjithësi. Kjo e arritur e ITSHKSH padyshim se është një kurorëzim i punës kërkimore-shkencore të këtij Instituti, synim kryesor i të cilit është zgjerimi i fushëveprimit gjithkund ku ndodhet trashëgimia shpirtërore e kulturore e shqiptarëve, pra në qendrat që do të hapen duke filluar nga Manastiri (Rajoni i Pellagonisë), ku do të ngrihet Departamenti rajonal i trashëgimisë kulturore me emrin “Qiriazët”, pastaj pellgu i Ohrit dhe Strugës – Departamenti rajonal “Dervish Hima”, rajoni i Rekës së Epërme me qendër në Dibër, që do të mbaj emrin e Josif Bagerit , rajoni i Kërçovës – “Nëna Shqiptare”, rajoni i Pollogut në Tetovë – “Deralla”, si dhe Departamenti rajonal i Kumanovës – “Jashar Erebara”, që do të përfshijë rajonin e rrafshit të Kumanovës dhe Karadakut. Jo rastësisht këto departamente janë emërtuar kësisoj, ngase secili emërtim ndërlidhet me personalitete dhe ngjarjet nga ato rajone të cilat kanë kontribuar në të mirë të çështjes kombëtare shqiptare në kohë dhe rrethana të caktuara. Gjithashtu, të një rëndësie të veçantë janë edhe formimi i Departamentit të Mërgatës, si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare, të cilat do të funksionojnë në kuadër të ITSHKSH. Gjithë ky sukses i ITSHKSH dëshmon punën, përkushtimin dhe angazhimin e këtij Instituti në projekte madhore të cilat kanë për synim kultivimin dhe ruajtjen e vlerave historike dhe të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …