Kryetari Thaçi, konsideron se dështimi i demarkacionit me Malin e Zi rrezikon liberalizimin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nënkupton konsolidim dhe forcim të mëtutjeshëm të shtetit tonë, por edhe perspektivë të sigurt euro-atlantike. Çdo vonesë, apo dështim, larg qoftë i ratifikimit, do të nënkuptonte pasoja të rënda për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike për Republikën e Kosovës. Këto pasoja mund të ishin rrezikimi i procesit të liberalizimit të vizave, por edhe rreziku tjetër që mund të ndodhë, që Komisioni Evropian, ta tërheq madje edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave, ka tërhequr vërejtjen kryetari vendit, Hashim Thaçi. Nga ana tjetër, ekspertët dhe deputetë të partive opozitare kanë tërhequr vërejtjen se në rast se Kuvendi miraton Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi atëherë Kosova do të humbas rreth 8 mijë hektarë tokë.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …