Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Kosova e gatshme të mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë dhe të fillojë atë të paqes

Kryetari, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Bullgarisë, Bayko Borissov për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në rajon. “Sot përsëri zhvillova një bisedë miqësore telefonike me nikoqirin e këtij Samiti, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian” ka njoftuar kryetari, Hashim Thaçi. Ai ka shkruar më tutje se Kosova është e gatshme të mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë dhe të fillojë atë të paqes. Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE. Brenda këtij konteksti, për Kosovën dhe Serbinë, mbetet jetike arritja e marrëveshjes obligative ligjore për normalizim dhe pajtim. Unë e sigurova mikun tim Bojko se ne në Kosovë, jemi të gatshëm që në relacion me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe ta hapim atë të paqes, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …