Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim shefen e misionit të OSBE-së në Maqedoni, amabsadoren Nina Suomalainen. Kryetari, Menduh Thaçi shpalosi qëndrimet e PDSH-së për tejkalimin e krizës politike në vend. Ai vuri në dukje se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real në Maqedoni janë marrëdhëniet ndër-etnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve. Kreu i PDSH-së, duke folur për listën zgjedhore, hodhi dyshime se institucionet e shtetit po e pastrojnë listën jo nga votuesit fiktiv, por nga votuesit shqiptarë. Ambasadorja Suomalainen ka falënderuar Thaçin për rolin konstruktiv të PDSH-së, si dhe për kontributin që e jep në këtë proces, duke shpresuar në vazhdim të dialogut dhe në gjetjen e zgjidhjes sa më shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
