Thaçi: Sot i themi lamtumirë njeriut më emblematik që nga periudha e Skënderbeut

Thaçi: Sot i themi lamtumirë njeriut më emblematik që nga periudha e Skënderbeut

Në sheshin “Skenderbeu” po mbahet ceremonia komemorative për simbolin e rezistencës sonë kombëtare, bacë Adem Demaçin, trupi i pajetë i të cilit po qëndron pranë kryetrimit të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. Duke folur për jetën dhe veprën e veprimtarit të përkushtuar të çështjes sonë kombëtare, Adem Demaçit, kryetari i vendit, Hashim Thaçi deklaroi se sot po ndahemi nga Mandela i Evropës. “Sot më 28 korrik populli shqiptar po ndahet fizikisht nga një kolos që u vetmohua gjithë jetën për komb. Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, pasi me qëndresën e tij u bë simbol i lirisë kombëtare. Shpirti i tij ishte më i fuqishëm se burgu jugosllavë dhe rrezatoi humanizëm. Ai i flijoi 28 vite në burgjet jugosllave. Veprimtari Adem Demaçi me tërë qenien e tij jetoj për një qëllim, për çlirimin e Kosovës dhe botës shqiptare. Sot i themi lamtumirë njeriut më emblematik që nga periudha e Skënderbeut” theksoi në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …