Erhard Busek: Ideja për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, është ide reale e Bashkimit Evropian

“The Economist”: Korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do të rezultonte me një luftë të re në Ballkan

Korrigjimi kufijve mes Kosovës e Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e më pas dhe do rezultonte me një luftë të re në Ballkan, shkruan në një artikull të saj prestigjiozja britanike “The Economist”. Për të argumentuar një gjendje të tillë, në detajet e dhëna në raport është trajtuar shembulli i shbërbërjes së Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik si dhe Çekosllovakisë. ”Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet 1990, shtetet pasardhësve të tyre dolën brenda kufijve ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia riorganizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, kjo do të ishte një ndryshim i madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin. Kjo do të thoshte, për shembull, që lideri serb i Bosnjës mund të ngrinte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të Jugosllavisë tashmë ishin shkelur dhe kështu Bosnja mund të ndahet. Kjo do të rrezikonte një luftë të re”, thekson tutje “The Economist”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …