Thaçi dhe Haradinaj

Thellohen mosmarrëveshjet mes kryetarit Hashim Thaçi e kryeministrit, Ramush Haradinaj

Kryetari, Hashim Thaçi e ka dërguar në Kushtetuese kryeministrin e Kosovë, Ramush Haradinaj, lidhur me vendimet e Qeverisë që pronat e paluajtshme të Kosovës të barten në pronësi të komunave duke i tërhequr nga procesi i privatizimit. Kryetari pretendon se kryeministri me këtë vendim e ka shkelur Kushtetutën dhe ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Këtë vendim ai  e ka quajtur si nisje të zbatimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. Prandaj, në kërkesën e tij drejtuar kushtetueses, ai ka kërkuar interpretim të neneve 92 paragrafi 4 dhe 93 paragrafi 4 të Kushtetutës, që të qartësohen këto dispozita kushtetuese lidhur me atë se a ka të drejtë Qeveria që pronat e paluajtshme të Kosovës t’ua bartë në shfrytëzim komunave me vendime, kur Kosova nuk ka ligj për prona publike. Në përkrahje të kësaj nisme të Thaçit është edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili  i ka kujtuar Haradinajt se koalicioni do të qëndrojë aq sa do të mbrojnë interesat e qytetarëve. Ai ka thënë se çdo vendim i Kushtetueses në këtë rast do të zbatohet.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …