Dialogu Kosovë-Serbi

Thomas Hacker: Takimi i sotëm në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete, ose të dështojë përfundimisht

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete ose në të kundërtën procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë rrezikon që të dështojë përfundimisht. Hacker ka thënë se pas proklamimit euforik që iu bë Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja ka në muajt e fundit ka qenë më shumë e preokupuar me kontrollin e dëmit dhe menaxhimin e krizave. Është koha që BE-ja ta shfrytëzojë ndikimin e saj ekonomik në të dy vendet për të promovuar normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete. Pas shpalljes euforike të Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja ka qenë më e shqetësuar për kontrollin e dëmeve dhe menaxhimin e krizave muajt e fundit. Është koha  e duhur që BE-ja të përdorë ndikimin e saj ekonomik në të dy vendet për të promovuar normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës, ka saktësuar  deputeti gjerman Thomas  Hacker.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …