Toby Cadman: Kërkoj përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë

Toby Cadman: Deklaratat e Ekateria Trendafilovës minojnë vendimmarrjen e pavarur, të paanshme dhe dëmtojnë drejtësinë

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka kërkuar përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, duke i akuzuar për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë.  Tobi Kadman është shprehur se “Deklaratat e Ekateria Trendafilovës në një konferencë dipomatike, minojnë vendimmarrjen e saj të pavarur dhe të paanshme, si dhe dëmtojnë administrimin e drejtësisë”, thuhet në aplikimin përmes së cilit është bërë ankesa. Gjatë muajit mars, Euronews kishte publikuar një trankript që ishte marrë nga një konferencë mes diplomatëve evropianë, të cilën e kishte udhëhequr Ekaterina Trendafilova. Konferenca, e cila përmendet në ankesën e bërë nga mbrojtja e Haradinajt, raportohet se është mbajtur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …