Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Prokuroria nuk ia ka dorëzuar mbrojtjes provat e aktakuzës me të cilën ata akuzohen

Ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën dyshimin për krime lufte. Kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi janë mbajtur gjashtë seanca përgatitore. Por që deri më tani Prokuroria nuk ia ka dorëzuar mbrojtjes provat aktakuzës me të cilën ata rëndohen. Prokuroria ende nuk e ka njoftuar mbrojtjen as se kush janë dëshmitarët, cili është kredibiliteti i tyre, çfarë dëshmish kanë ata, por nuk ka marrë informacione as për dëshmitarët e mbrojtur. Gjithë këto procedura po i quan të stërzgjatura dhe të panevojshme, avokati Tomë Gashi. Sipas tij, avokatët nuk janë pajisur me materiale të cilat i kanë të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes. “Mendoj që Prokuroria ka bërë tepër pak në raporton me drejtësinë ngase deri më tani shumë pak prova të cilat duhet të jenë mbështetje e aktakuzës i ka dorëzuar avokatëve mbrojtës. Për këtë arsyeje, të gjithë avokatëve i janë dhënë shkresa të pamjaftueshme nuk i ka furnizuar me materiale të cilat avokatët i kanë të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes së tyre”, tha avokati Tomë  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …