Tom Dedaj

Tom Dedaj: U bëj thirrje kolegëve të bojkotojnë procesin e Vetingut, sepse nuk burgos Berishën Metën, Bashën, Ramën, Kryemadhin…

Ish prokurori i Peshkopisë, Tom Dedaj u shkarkua nga detyra në 28 janar 2019 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai u dënua me 3 vite burg nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në korrik të vitit 2018 për korrupsion pasiv. Por në nëntor 2018, Apeli e lehtësoi situatën e Dedës duke ndryshuar akuzën në “moskallëzim krimi” dhe e dënoi me një vit heqje lirie, si dhe pezullimin e dënimit me vendosjen e tij në periudhë prove dy vjeçare. Dedaj shkruan në një postim të tij se largimi i gjykatësve dhe prokurorëve nga sistemi pa i zëvendësuar ata, ka krijuar probleme madhore, ndërkohë që ndëshkimi për korrupsionin duhej të kishte nisur nga politika:

“Amerikë kam një pyetje në emër të të gjithë shqiptarëve. Kur ndërmore reformën në drejtësi, që shumë shumë mirë bëre, dhe krijove SPAK, që shumë shumë mirë bëre, a kishe në plan të fusje në burg Sali Berishën, Fatos Nanon, Aleksander Meksin, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin e gjithë ministrat kriminelë e të korruptuar të Shqipërisë!? A kishe ndermend dhe a ke dosje ti për ta?”

“Duhet të përgjigjeni patjetër që edhe ne ta ndajmë mendjen nëse këto njerëz do të kemi në drejtim deri sa të vdesim? Po nuk i ke patur këto plane dhe brenda vitit ti nuk largon këta liderë e këtë klasë politike të Shqipërisë, po nuk i fute në burg dhe po nuk jua more pasurinë e t’ ia  kthesh arkës së shtetit, ti shumë shpejt do humbasësh lidershipin dhe respektin e shqiptarëve, më keq ende do fitosh urrejtjen tonë. Mos harro, largimi nga puna i prokuroreve e gjyqtareve pa i zëvendësuar ata ka hapur probleme madhore të jetës” – shkruan prokurori i shkarkuar nga vetingu.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …