Kosova sa i përket Gjykatës Speciale ka bërë lëshime të jashtëzakonshme, Deputetët, me një ngritje dore, me veprimet e tyre kanë votuar racizmin, ka thënë avokati, Tomë Gashi, duke shtuar se edhe më shumë është ironik fakti se ish-komandantët e luftës, që tash janë në politikë, kanë thënë se me themelimin e kësaj gjykate ka për t’u pastruar lufta e UÇK-së, por nëse shkon dikush prej tyre në qelitë e Hagës atëherë kjo e njollos më shumë luftën e saj. Gashi ka thënë se kushdo që të akuzohet prej më të voglit deri të më i madhi, sikur është edhe kryetari, ka për t’u trajtuar i barabartë në dhomat speciale në Hagë, por jo me ligjet e Kosovës, të cilat janë vetëm sa për sy e faqe, të shkruara në një letër që s’ka vlerë. Edhe emërtimi i krejt prokurorëve dhe stafit bëhet prej BE-së dhe kjo nuk ka lidhje me Kosovën edhe pse kjo është bërë për qytetarët e Kosovës. Tomë Gashi ka thënë për mediet se ai punon me avokatë të njohur dhe ka bërë me dije se tashmë është kontaktuar nga palë të ndryshme të cilët dyshojnë se mund të jenë subjekt i hetimit prej Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …