Trump

Tramp paralajmëron masa të reja kundër emigracionit

Kryetari i Amerikës, Donald Trump, pritet të zbulojë masa të reja mbi emigracionin në mënyrë që të sigurojë amerikanët se nuk e ka tejkaluar autoritetin e tij me ndalimin e udhëtimit për anëtarët e disa shteteve të caktuara. Ndalimi i udhëtimit të Trump është pezulluar  nga një gjykatë  federale e apelit dhe për këtë Trump është duke marrë parasysh dhe duke ndjekur të gjitha mundësitë, tha ndihmësi i presidentit Stephen Miller për ‘‘Fox News’’. Shtëpia e Bardhë do të mund të paraqesë ankesë të menjëhershme në Gjykatën Supreme, ose të lëshojë një urdhër të ri ekzekutiv. Mundësia e fundit u hodh nga vetë Trump  të premten. Miller theksoi se janë duke menduar të ndërmarrin  veprime shtesë për të siguruar që imigracioni të mos jetë  mjet për pranimin e njerëzve në Amerikë, që janë armiqësorë ndaj kombit dhe vlerave të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …