Kuvendi i Kosovës - objekti

Në Kuvendin e Kosovës takohen pesë komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione si dhe ajo e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të fillojë në orën 11:00, në të cilën i ftuar është ministri i MMPH-së.   Duke filluar nga ora 13:00, mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.   Ndërsa në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …