Transformimi i Piramidës së kohës së Enver Hoxhës, në Tiranë vlerësohet si njëri nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë

Transformimi i Piramidës së kohës së Enver Hoxhës, në Tiranë vlerësohet si njëri nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë

Transformimi i Piramidës së kohës së Enver Hoxhës,  në Tiranë vlerësohet si njëri nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezen”, ka përfshirë edhe Piramidën, ku mijëra të rinj presin që të mësojnë gjuhët e kodimit, duke marrë një profesion të sigurt për vendin e punës. Studio MVRDV ka disa projekte për të përfunduar në vitin 2023, por një nga më të pazakontat është riparimi i një piramide të viteve 1980 në Tiranë. Ndërtesa e amortizuar, e njohur si Piramida e Tiranës, do të rihapet si një qendër rinore e cila përmban studio dhe klasa për të rinjtë shqiptarë. Fillimisht u ndërtua në vitin 1988 si një muze kushtuar prijësit komunist  Enver Hoxha, por u mbyll tre vjet më vonë pas rënies së komunizmit në vend, thuhet në shkrim. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore pas shkollore për 12-18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të …