Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka dhënë viza për të qëndruar në Amerikë pavarësisht publikimeve, në disa medie. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka konfirmuar se kryeministrit iu ka dhënë viza për të qëndruar në Amerikë, për ku edhe do të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit” më 8 shkurt, në Uashington. Po ashtu, kryeministrit Haradinaj iu ka dhënë viza edhe për të vizituar Britaninë e Madhe. Vizat iu kanë dhënë, kryetarit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Fushata e disa medieve, të ish-shkollës komuniste jugosllave të gazetarisë, se nuk do t’ iu jepet viza tre krerëve më të lartë të Shtetit të Kosovës, më në fund mori përgjigje jo të kënaqshme dhe jo entuziaste për ta.
