U bë zbulimi i pllakës përkujtimore për Isuf Islam Krasniqin, dëshmorin për mbrojtjen e trojeve të Shqiperisë Etnike

U bë zbulimi i pllakës përkujtimore për Isuf Islam Krasniqin, dëshmorin për mbrojtjen e trojeve të Shqiperisë Etnike

Sot në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në fshatin Negroc të komunës së Drenasit, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore për Isuf Islam Krasniqin, dëshmorin për mbrojtjen e trojeve të Shqiperisë Etnike, po ashtu u mbajt edhe akademia përkujtimore. Manifestimin e shpalli të hapur veterani i UÇK-së, Rexhep Krasniqi. Në emër të komunës, foli Milaim Hajdari i cili tregoi për rëndësinë e fshatit Negroc, që tradicionalisht ishin në ballë të mbrojtjës së tokave shqiptare, e i tillë ishte edhe Isuf Islam Krasniqi. Ai tha se sot kur baca Jakup dhe çlirimtarët tjerë nuk janë këtu me zemër e shpirt ështe këtu në mesin tonë. Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Enver Hajdari tha se lufta e jonë ishte vazhdimësi e luftërave që nga viti 1912. Ata që dhanë gjak për këtë vend herët a vonë do të dalin në dritë. Lufta jonë u përball me padrejtesi të mëdha,edhe sot e kësaj dite vazhdimisht nëpër gjykata. Luftën tonë nuk do të mund ta nëpërkëmb askush. Amaneti i dëshmorëve ishte Bashkimi i Trojeve tona. Uroj që do të realizohet një ditë. Historiani Ibrahim Gashi në kumtesën e tij tërhoqii një paralele mes LDB dhe luftës së UÇK, duke paraqitur historikun e ngjarjeve me armikun karshi popullit shqiptarë. Xhevat Ukaj, familjari i Ukës nga Syrigana, të cilët pavarsisht rrezikut dhe mos përkrahjes nga këshilli i fshatit , kishin vendos që trupin e pajetë të Isuf Islam Krasniqit, kishte ofruar vendin afër varrit të nanës për varr. Prof. Dr,Islam Krasniqi familjar i Isufit shpalosi para të pranishmëve pjesë nga trungu kombëtar të familjës Krasniqi. Populli ishte i gatshem për mbrojtjen e kufijve. Te gjithe këta luftëtarë iu bashkuan Çetës se Shaban Polluzhës, pavarsisht moshës. Të gjithë nga familja e jonë ishin të gatshem për fushat e betejave. Akademia u përmbyll me një recital dhe një këngë kushtuar Isuf Islam Krasniqin, të interpretuar nga këngëtarët Rifat Berisha dhe Shaqir Cërrvadiku. (Materialin e plotë mund ta ndiqni në Televizionin Dielli duke filluar nga ora 21 e 30 minuta)

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së- dega Bukosh, organizon tubim përkujtimor

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së- dega Bukosh, organizon tubim përkujtimor. Me 21 prill …