U mbajt Tryeza e kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës

U mbajt Tryeza e kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës se Shqipërisë, është mbajtur në Tiranë Tryeza e parë e Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.   Tryeza filloi punimet me fjalimin përshëndetës nga Kryetarja e Kuvendit, të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Në fjalën e saj hyrëse, kryetarja Nikolla tha se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës sapo kanë nisur një kapitull të ri bashkëpunimi intensiv dhe se Tryeza e parë e Kryetarëve të Komisioneve është hapi i parë i institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar. Ajo shtoi se paralel me këtë Tryezë, në grupet e punës të të dy Kuvendeve, nën drejtimin e Sekretarëve të Përgjithshëm, është duke u finalizuar Marrëveshja e Bashkëpunimit midis të dy Kuvendeve. “Kjo tryezë është një kantier pune i të zgjedhurve të kombit shqiptar, për të diskutuar për t’u shërbyer më mirë bashkëkombasve e qytetarëve tanë, kudo ku ndodhen. Është koha të intensifikojmë, shumëfishojmë kontaktet dhe zgjerojmë bashkëpunimin vëllazëror midis dy Kuvendeve tona”, theksoi kryekuvendarja. Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor

Ende jo zyrtarisht bëhet e ditur se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet …