U nda nga jeta në moshë të parakohshme, Enea Zhegu, aktori i njohur i kinemasë shqiptare

U nda nga jeta në moshë të parakohshme, Enea Zhegu, aktori i njohur i kinemasë shqiptare

Enea Zhegu,  është ndarë nga jeta në moshë të parakohshme mëngjesin e kësaj të diele. I njohur në rolin e tij si ‘Tomka’, te filmi i famshëm i regjisores Xhanfize Keko, ‘Tomka dhe shokët e tij’, Zhegu mbylli sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare. Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, por edhe shumë filmave të tjerë, duke u kthyer në ikonë në kinematografinë shqiptare. Lajmi i për vdekjen e e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …