Uran Ismaili: Deri me 2023, trafiku urban në Prishtinë ka me qenë modern, dhe falas për të gjithë banorët

Uran Ismaili: Deri me 2023, trafiku urban në Prishtinë ka me qenë modern, dhe falas për të gjithë banorët

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon që të intervenoj nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës me investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Këtë  herë, në Emshir, Ismaili së bashku me aktivistë kanë vendosur një ulëse në stacionin e autobusit për banorët e kësaj lagje. “Një ndryshim i vogël por i nevojshëm për banorët të cilët e presin autobusin në Emshir. Deri me 2023, trafiku urban ka me qenë modern, dhe FALAS për të gjithë banorët.”, ka thënë Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …