Ushtria e Kinës ka nisur stërvitjen ushtarake duke simuluar rrethimin e Tajvanit

Ushtria e Kinës ka nisur stërvitjen ushtarake duke simuluar rrethimin e Tajvanit. Në këtë stërvitje, po marrin pjesë 42 avion luftarak dhe 8 anije luftarake. Media shtetërore kineze ka njoftuar se stërvitjet ushtarake do të organizojnë njëkohësisht patrulla rreth ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm. Poashtu njoftohet se artileri raketore me rreze të gjatë, shkatërrues detar, anije raketore, luftëtarë të forcave ajrore, bombardues, bllokues dhe furnizues me karburant” ishin vendosur të gjitha nga ushtria e Kinës. Tajvani e konsideron veten shtet të pavarur dhe sovran, me kushtetutën dhe liderët e vet. Nga ana tjetër, Kina e konsideron ishullin e Tajvanit si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e Pekinit – me forcë nëse është e nevojshme. Presidenti i Kinës Xi Jinping ka thënë se ribashkimi” me Tajvanin “duhet të përmbushet.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …