Ushtria e Rusisë vazhdon sulmin e armatosur kundër Ukrainës

Ushtria Rusisë vazhdon sulmin e armatosur kundër Ukrainës. Sulmet e tyre janë përqendruar më shumë mbi qytetin Kharkiv në të cilin kanë depërtuar edhe makineri ushtarake. Kreu i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë brenda strehimoreve të tyre pasi nëpër rrugët e qytetit janë parë automjete ushtarake ruse. Ai ka siguruar banorët që Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke kryer detyrat e tyre ndaj atdheut se janë duke luftuar, eliminuar dhe dëbuar forcat pushtuese nga Ukraina. “Mos i lini strehimoret! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”, ka porositur kryetari i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj për reagimin e Trendafilovës ndaj ligjit të ri: Shenja e parë e efektit të veprimeve të Kosovës

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si hap pozitiv reagimin publik të …