Vedant Patel: Amerika kritikoi hyrjen me forcë në objektet komunale nga kryetarët shqiptarë, në veriun e Kosovës

Vedant Patel: Amerika kritikoi hyrjen me forcë në objektet komunale nga kryetarët shqiptarë, në veriun e Kosovës

Zyrtari për informim e Departamentit Amerikan të  Shtetit, Vedant Patel, në konferencën ditore për media ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Ai sërish ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Veriun e Kosovës. Ndërkaq, përmendi se Amerika  ka kritikuar hyrjen me forcë në objektet komunale nga kryetarët, duke kërkuar që punën ta kryejnë në lokacione alternative. Kjo është diçka në të cilën do të vazhdojmë të merremi thellësisht dhe që e kemi diskutuar direkt me të dy qeveritë. SHBA-ja dënon dhunën e papranueshme ndaj forcave të KFOR-it dhe gazetarëve. Kërkojmë nga të gjitha palët që të marrin veprime të menjëhershme për të shtendosur  situatën”, ka thënë ai. Ai ka deklaruar se Serbia duhet të ulë gjendjen e gatishmërisë së forcave ushtarake dhe t’iu bëjë thirrje serbëve të Kosovës të përmbahen nga dhuna. Derisa ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur të kryejnë punën e tyre nga lokacione alternative dhe të largojë forcat policore nga objektet komunale. Patel ka thënë se vendimi për të hyrë me forcë në objektet e komunave ka tensionuar situatën ashpër dhe pa nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …