Veldete Daka: Në Besianë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 votues

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë të dielën se procesi zgjedhor në Besianë dhe Mitrovicë të Veriut ka kaluar pa probleme. Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Daka ka thënë se gjatë tërë ditës janë raportuar vetëm gjashtë incidente të vogla gjatë ditës, të cilat sipas saj nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Ajo  mes tjerash ka njoftuar se në Besianë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 votues Në Mitrovicë të Veriut ndërkaq, është thënë se kanë votuar 39.14 për qind e votuesve apo 9,124  votues  Shpallja e rezultateve të pjesëmarrjes në votime pritet të bëhet në orët e natës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …