Veriu

Veriu i Kosovës mbulohet me flamuj të Serbisë, me vendimin e Qeverisë dhe kryetarit të saj, Aleksander Vuçiq

Mijëra flamuj të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës përmes rrugëve alternative afër kufirit të Jarinjes. Me urdhër të qeverisë serbe, ato kanë filluar sot të vendosen gjithandej rrugëve të katër komunave veriore të Kosovës, të cilat qeverisën nga Beogradi zyrtar, për nder të festës “Dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar” që do të shënohet për herë të parë më 15 shtator në të gjitha vendet e banuara me serbë. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi të krerëve shtetërorë të Serbisë të mbajtur ditë më parë në Beograd, tha se tash e tutje do të kremtohet më 15 shtator në të gjitha trevat e banuara me serbë. “Kemi marrë vendim për një festë të re shtetërore të cilin do ta zbatojmë në vepër. Kjo është dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, që do të festohet bashkërisht në Serbi, Republikën serbe dhe në të gjitha hapësirat serbe në tërë botën”, pati thënë mes tjerash Vuçiç. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …