Veseli: Meritën kryesore për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë, e kanë vet familjet e viktimave dhe të pagjeturve

Veseli: Meritën kryesore për themelimin e Tribunalit për krimet serbe e kanë vet familjet e viktimave dhe të pagjeturve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar shoqatën “Zëri i prindërve” në Mitrovicë, ku është takuar me përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve. Duke iu drejtuar familjarëve të të pagjeturve, ai tha se meritën kryesore për iniciativën për themelimin e gjykatës për krimet e Serbisë, e kanë vet familjet e viktimave dhe të të pagjeturve, me qëndresën e tyre prej dy dekadash dhe kërkesën e vazhdueshme për drejtësi. Veseli tha se ka hyrë në këtë proces shumë të rëndësishëm jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për shtetin. Ai shtoi se ekzistojnë shumë dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat duhet proceduar. Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i prindërve” tha se po përcillet me vëmendje iniciativa e Veselit për krijimin e një gjykate ndërkombëtare e cila do të gjykonte krimet serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …