Veseli: Njëjtë siç pritej çlirimi po pritet edhe fitorja e PDK-së

Veseli: Njëjtë siç pritej çlirimi po pritet edhe fitorja e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një tubim në Shtime ka thënë se njëjtë siç njerëzit kanë pritur çlirimin e Kosovës para 18 vjetëve, ashtu po e presin edhe fitoren e PDK-së dhe partnerëve të saj. “18 vjet më parë e kemi pritur çlirimin, tash 18 vjet më pas e presim fitoren e PDK-së”, ka thënë Veseli. Ai ka përsëritur premtimet për rritje të pagave në sektorin publik dhe mbështetje të madhe për të fuqizuar ndërmarrësinë kosovare. Sipas bartësit të listës të koalicionit PDK-AAK-Nisma, fitorja e platformës së tyre e quajtur “Fillimi i Ri” do ta forcojë edhe sovranitetin e shtetit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: SHKRIM JUBILAR – 27 VJET RADIO “KOSOVA E LIRË” (94.2 FM)

Më 4 janar 1999, në ditë të errëta për Kosovën, u ndez një zë që …