Vizat schengen

Vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e BE-së mund të liberalizohen vizat

Ambasada e Gjermanisë në Kosovës sërish ka përkujtuar se vetëm në kohën kur do të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian mund të liberalizohen vizat. Komisioni Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian, Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është qartësuar përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësuar liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Motoristë dhe paragllajdistë në nder të Epopesë së UÇK-së – më 6 mars bashkohemi për historinë tonë të lavdishme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 6 …