Brickos

Veteranët e arrestuar të UÇK-së, Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi, dje para Gjykatës Speciale në Hagë, janë deklaruar të pafajshëm

Veteranët e arrestuar të UÇK-së, Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi, dje para Gjykatës Speciale në Hagë, janë deklaruar të pafajshëm

Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi, dje  kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë në paraqitjen e tyre të parë. Ata janë arrestuar më 5 tetor të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale  ku janë dërguar në qendrën e paraburgimin. Të dy dyshohen se u përpoqën ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në Gjykatën Speciale Në paraqitje e tyre të parë, të dy  janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Të pandehurit janë njoftuar për pikat e akuzës, të drejtat e tyre, ndjekjen e procedurës, kundërshtimin e provave dhe përbërjen e gjykatës. Sipas gjykatësit të procedurës paraprake, Nicholas Guillou, brenda 30 ditësh ata kanë të drejtë të deklarohen lidhur me fajësinë apo mos fajësinë.  Ata kanë të drejtë gjithashtu që të kundërshtojnë masën e paraburgimit. Bahtijari dhe Januzit më pas iu lexuan gjerësisht pikat e akuzës me të cilat po ngarkohen ata. Para fillimit të seancës, është kryer procedura për bërjen e fotografive për një minutë e gjysmë, për të siguruar transparencën dhe dokumentimin e ngjarjes. Sipas Prokurorisë Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi u arrestuan nën dyshimet për krime kundër drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …