Vetëvendosje

Vetëvendosja është dënuar me 2 mijë 400 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka pranuar ankesën Anr.629/2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Vetëvendosjes, i është shqiptuar gjobë në lartësi prej 1 200 euro, në emër të shkeljes së Kodit të mirësjelljes për subjektet politike – Thyerja e heshtjes zgjedhore. “Detyrohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, është thënë në vendimin e PZAP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …