Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Vetëvendosja kërkon që seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin të mbahet në bazë thirrjes së OJQ-ve

Lëvizja Vetëvendosje do që seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin të mbahet sipas thirrjes së shoqërisë civile përmes peticionit e jo nga iniciativa e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa, partitë e tjera opozitare do ta mbështesin një seancë të tillë, pavarësisht nga kush thirret, ani pse e shohin të pavend iniciativën e kreut të Kuvendit kur ekzistojnë nënshkrimet e qytetarëve. Në mesin e këtij muaji grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të iniciojë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj godet dështimin politik: “Lajm i keq për Kosovën – një vit i humbur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së Parlamentit nga presidentja …