Veton Berisha

Veton Berisha: Në festën e Abetares në Pejë fëmijët e komunitetit Egjiptian e komuniteteve Rom e Ashkali janë ndier të diskriminuar

Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane ka deklaruar se “në një festë të Abetares  të mbajtur në Pejë e cila në kushte normale është festë edhe fëmijëve të komunitetit Egjiptian dhe po ashtu fëmijëve të komuniteteve Ashkali dhe atij Rom, përkundrazi këto komunitete segregohën shumëfish nga ata që do të duhej të respektoheshin më së shumti!

Fillimisht Ministrja  Arberije Nagavci në fjalimin e saj në Pejë thotë… citoj “nga Shtatori femijët SHQIPËTAR do të kenë në duar abetarën e re të përbashkët Kosovë- Shqipëri unike dhe cilësore”…..

A e di ministrja Nagavci se nga abetarja mësojmë edhe ne Egjiptianët edhe në Kosovë edhe Shqipëri!? A e kupton ministrja e arsimit se aty në sallë kishte edhe pjestar të komuniteteve të tjera që ishin pjesë e festës së abetarës?

Së dyti, një mësuese e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë e quajtur Gjylfidane Morina  duke ju bërë “nderë” fëmijëve të këtyre komuniteteve i vendos në një vend krejt të veqant prej nxënesve Shqipëtar  dhe larg nga aktiviteti që po zhvillohej me arsyetimin se këtë po e dëshirojnë fëmijët ndërsa fëmijët e konfirmonin të kundërten!

Së treti , asnjë fëmijë i komuniteteve nuk ishte pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim, të paktën një shkronjë ta mbante në duar !

Të gjitha këto që i potencova janë të publikuara dhe mund të i verifikoni në lajmet e KLAN Kosova të datës 17.05.2022!

Shih linkun:  https://youtu.be/_OXCZO04T8o

Tani a duhemi të vazhdojm të “vajtojm” apo dikush në këtë vend duhet me kërku falje dhe me jep përgjegjësi!

Kujtojeni secili nga ju dhe ne se sa të diskrimimunar ishim bashkarisht nga regjimi serb para vitit 1999 tani pse duhët dikush që ishim bashkarisht të diskriminuar të na diskriminoj neve!?

P.S. Informacionin që e kam, mësuesja Gjylfidane Morina është mësuese në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë dhe drejton një klasë të segreguar vetëm me pjestar nga komunitetet jo-shumicë e sic thuhët vetëm për të ju siguru orët për të marrur një rrogë!

 

 

Me respekt dhe i shqetësuar

Veton Berisha

Kryetar i Partisë LIberale Egjiptiane – PLE

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …