Vihet gurëthemeli i Shkollës Fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku më Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë vënë gurëthemelet e Shkollës Fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan si dhe kanë Inspektu  punimet në objektin përcjellës të Shkollës Fillore “Isa Boletini” në Isniq.

Fillimisht i pari i komunës ka takuar Ministrin Bytyqi në zyrën e tij ku kanë diskutuar një sërë temash më rendësi sa i përket Arsimit në Komunën e Deçanit. Pas këtij takimi ata në Gllogjan vunë gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Ulët  “Heronjtë e Dukagjinit”.

Pas  vënies së gurthemëlit  i pari i komunës, Bashkim Ramosaj tha se i është dashur shumë punë që të rimëkëmbë infrastrukturën e Deçanit me rrethinë. Madje tha se Deçani ka qenë një qytetet pothuajse inekzistent.  “Për neve është një ditë e gëzueshme sot sepse dalëngadalë si proces, i thashë edhe njëherë Ministrit, se Deçani e ka trashiguar një qytet pothuajse inekzistent e që s’ka pas as shtëpi as shkollë, e as institucione publike. Është dashur me rilindë jetën në këtë vend dhe dalëngadalë si proces kemi ardh deri këtu, dhe sot jemi në këtë proces gjithashtu duke përmbyll një cikël në infrastrukturën shkollore për çka i jam shumë mirënjohës Qeverisë Haradinaj dhe ministrin Bytyqi për përkushtimin’’.

Ndërsa Ministri Bytyqi tha se është obligim institucional që të investohet në këtë pjesë të Kosovës, kur dihet se Gllogjani i dha shumë jo vetëm rrethinës por të gjithë vendit.  “Është kënaqësi gjithmonë të jesh në Gllogjan, është privilegj të jesh në Gllogjan, Gllogjanin heroik i cili dha shumë jo vetëm për këtë rrethinë por dha shumë për krejt Kosovën dhe kjo është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre qytetarëve. Në ditët e vështira kur ishte vështirë të frymohej shqip, ata ishin në ballë që ta mbronin edhe gjuhën edhe vendin dhe sot jemi këtu ku mund të bëjmë mrekullira për vendin tonë sepse e kemi obligim për ata të cilët e dhanë më të shtrenjtën, pra jetën e tyre”, tha Bytyqi.

Ndërsa Lumnije Avdijaj, drejtoreshë e shkollës ekzistuese, “Heronjtë e Dukagjinit”,  tha se investimi në arsim është thelbi i së ardhmes. “Te investosh në arsim frytet do të jenë të panumërta dhe afatgjate, andaj arsimi është thelbi i së ardhmes ku pa një sistem arsimor të mirë dhe pa mësues të zotë shoqëria jonë nuk mund të jetë e përparuar”, u shpreh Avdijaj. Më pas Ramosaj dhe Bytyqi, kanë inspektuar edhe  punimet që po zhvillohen në objektin përcjellës të Shkollës Fillore, “Isa Boletini”, në Isniq. Ata u njoftuan për së afërmi me fazën e punimeve dhe me procesin e ndërtimit te këtij objekti nga drejtori i kësaj shkolle, Shaban Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …