zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron me vetëdije, pasi plani franko-gjerman është produkt i negocimit të tij

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron me vetëdije, pasi  plani franko-gjerman është produkt i negocimit të tij. Ai i ka ndryshuar qëndrimet por ajo që dëgjuam sot dhe mbrëmë çka ka thënë në Euronews dhe krahasuar me javën e kaluar në seancë, kjo nuk është ndryshim i qëndrimeve. Para 4 apo 5 ditëve ka thënë se do të negociohet sot na tha pa u takuar me Lajcak, tha se kur kanë ardhur e kanë sjellë planin duke thënë se nuk ndryshohet. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës. Kurti është në siklet. Kritika e vetme ka qenë që Abdixhiku e ka pyet a është njohja në qendër në planin franko-gjerman, nëse jo si erdhëm deri këtu? Sot Kurti e pranoi një gjë interesant që plani franko-gjerman është një rrjedhojë e një negocimi që e ka bërë Kurti, nuk është plani franko-gjerman që e kanë sjellë menjëherë pa folur me palët dhe kanë thënë se duhet ta pranoni gjithqysh, ka thënë mes tjerash Visar Ymeri ish kryetar i Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …