Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, prindërit kritikojnë subvencionimin e teksteve

Më pak se dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, prindërit dhe nxënësit ende përballen me paqartësi rreth ndryshimeve që mund ta shoqërojnë fillimin e procesit mësimor. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione se mësimi do të shtyhet deri më 15 shtator, duke shkaktuar shqetësim te prindërit. Megjithatë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se viti i ri shkollor nis më 1 shtator, për të gjitha nivelet e arsimit në vend. Përjashtim mund të bëjnë vetëm shkollat që eventualisht janë ende në proces renovimi. Përveç datës së fillimit të mësimit, shqetësim te prindërit ka shkaktuar edhe vazhdimi i skemës aktuale të subvencionimit të teksteve shkollore. Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, duke thënë se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Sipas Këshillit, tekstet duhet të sigurohen dhe të shpërndahen përmes shkollave, ndërsa përzgjedhja e tyre duhet të bëhet në mënyrë të unifikuar në nivel qendror. “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë që nga fillimi: librat shkollorë duhet të sigurohen dhe të shpërndahen përmes shkollave, duke qenë të unifikuar nga një shtëpi botuese e përzgjedhur në nivel qendror”, thuhet në reagim. Këshilli ka theksuar se përvoja e vitit të kaluar ka dëshmuar, sipas tyre, mangësi të shumta në sistemin aktual të furnizimit me tekste. Këshilli i Prindërve e ka cilësuar si të padrejtë përjashtimin e kësaj kategorie, duke kërkuar që edhe nxënësit e arsimit të mesëm të përfitojnë mbështetje institucionale për blerjen e teksteve.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri

Edita Tahiri kritikon bisedimet VV-LDK: “Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet”

 Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe bisedimet …