NVjosa Osmani: Në mbledhjen e Kryesisë nuk pati konsensus për nisma legjislative në lidhje me çështje të ndryshme

Vjosa Osmani: Në mbledhjen e Kryesisë nuk pati konsensus për nisma legjislative në lidhje me çështje të ndryshme

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, ka njoftuar se seanca për krijimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë do të mbahet më 4 qershor. “Arsyeja themelore e mbajtjes së kësaj mbledhje ishte se e kemi obligim ligjor të trajtojmë kërkesat për komisione hetimore në mënyrë që ta zëmë formimin e Komisioni parlamentar. Më datën 4 qershor do  të trajtohet formimi i këtij komisioni. Meqë kemi më pak se 40 nënshkrime komisioni formohet në seancë plenare. Më tutje, ajo ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë nuk pati konsensus për nisma legjislative në lidhje me çështje të ndryshme. Materialet që Qeveria i ka protokolluar para rrëzimit të Qeverisë. Raporti i buxhetit nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Nuk kishte konsensus as për nisma legjislative. Nuk pati një shumicë të nevojshme për këto nisma”, është shprehur Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …