Vlora Çitaku është takuar me kryetarin amerikan Donald Trump

Vlora Çitaku është takuar me kryetarin amerikan Donald Trump

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar me kryetarin amerikan, Donald Trump. Përmes një postimi, Çitaku ka bërë të ditur se është takuar personalisht me kryetarin amerikan me të cilin ka biseduar për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan. Takimi është bërë në një  darkë speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik. Ambasadorja njoftoi se përveç kryetarit është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Batuta e Ramës në konferencën për Ukrainën ngjall të qeshura dhe duartrokitje në Poloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me një batutë në …