Vlora Çitaku: PDK-ja e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit

Vlora Çitaku: PDK-ja e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se partia e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. “Nuk e kam të lehtë të flas për vitet e kaluara pasi vetë s’kam qenë pjesë e politikës dhe nuk mund të jap leksione se çfarë duhet të bëhet më mirë. Ka pas një lloj mllefi kundër partive politike – ne e kemi lexuar drejtë se qytetarët kanë kërkuar ndryshim. Jemi adaptuar por nuk jemi shuar”. “Është normale që kërkesat e qytetarëve në vitin 2021 nuk janë të njëjta me ato të vitit 2008. Nuk e di a janë këto shkak-pasojë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe 17 tetorit por procesi i reformimit të brendshëm na është imponuar pak në mënyrë të padëshirueshme pasi kreu ynë gjendet në Hagë. Ajo  theksoi se reformimi i partisë ka filluar shumë më herët dhe se nuk ka dyshim se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të dalin shumë më mirë pasi sipas saj elektoratit i është rikthyer besimi dhe shpresa në PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …