Vuçiq

Vuçiqin e tmerron fakti se një shqiptar u bë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Kryeministri i Serbisë, kryetari në ardhje i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq ka thirrur për sot në orën 14:00 mbledhje të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë për të diskutuar për situatën e krijuar në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, çka shpërtheu në dhunë brenda këtij institucioni. Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiq ka arritur urgjentisht në shtabin e Qeverisë së tij për të përcjell më për së afërmi situatën në Shkup. Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare ka përkrahur zgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit, ndërsa është bërë thirrje për ndaljen e dhunës.

Kontrolloni gjithashtu

Pilotët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin me helikopter në Turqi

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter …