Walker: Vuçiq është politikan i llojit të Millosheviqit, ai e di mirë të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës

Ish-shefi i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, Wiliam Walker, ka thënë se kryetari serb, Aleksandër Vuçiq duhet të “zgjohet”, pasi sipas tij ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës, sidomos në Reçak. “Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, kryetari i Serbisë ende të flasë ashtu… Ai e di të vërtetën që ndodhi Reçak. Besoj se ishte ministër i Informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, ka thënë Walkeri. Më tutje, ai ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Haliti thotë se Presidenti duhet të jetë nga opozita

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të …