Walker: Vuçiq është politikan i llojit të Millosheviqit, ai e di mirë të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës

Ish-shefi i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, Wiliam Walker, ka thënë se kryetari serb, Aleksandër Vuçiq duhet të “zgjohet”, pasi sipas tij ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës, sidomos në Reçak. “Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, kryetari i Serbisë ende të flasë ashtu… Ai e di të vërtetën që ndodhi Reçak. Besoj se ishte ministër i Informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, ka thënë Walkeri. Më tutje, ai ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …