leoni

William Montgomer: Albin Kurti po sillet në mënyrë të pafalshme dhe po i shkatërron marrëdhëniet me Amerikën

Ish-ambasadori amerikan, në Serbi, William Montgomery, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po sillet në mënyrë të pafalshme dhe po i shkatërron marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Montgomery, ka thënë se “Për të qenë shumë i sinqertë, Amerika, duke injoruar dhe anashkaluar OKB-në, bëri një hap të madh për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës.Që atëherë kemi punuar së bashku, në kushte shumë të mira. Kryeministri i Kosovës e refuzon këtë bashkëpunim. Ai po shkatërron marrëdhënien tonë dhe po sillet në një mënyrë që është e pafalshme. Për të gjithë liderët në Perëndim, çështja e Kosovës është problem parësor. Ai nuk po u bën asnjë nder shqiptarëve të Kosovës, sepse siç thashë ne kishim një marrëdhënie të mirë dhe ai do ta shkatërrojë atë, ka theksuar ish-ambasadori i ShBA, në Serbi, William Montgomery.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …