Kryeprokurori, Alex Whiting, i cili në nëntor të vitit të kaluar zëvendësoi ish-kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, duket se po e ndjek rrugën e tij. Prokurori, Smith, i cili po hetonte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, ishte liruar nga detyra e kryeprokurorit, edhe ky për të marrë një detyrë të re, atë të Këshilltarit Special nga Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Merrik Garland, për të mbikëqyrur hetimet penale ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kështu po vepron edhe zëvendësuesi i tij në Gjykatën Speciale, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Whiting. Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit të Smithit në gjyqin që pritet të shpalohet në Florida ndaj ish-presidentit Trump. Roli i saktë i Whitingut në ekipin e Smith ende është i paqartë, raporton Politico.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …