Fatmir Xhafaj

Xhafaj: Ligjet e reformës, javën e ardhshme në Kuvend

Ministri i ri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka thënë gjatë ditës së sotme se të gjitha ligjet e parashikuara të reformës në drejtësi janë miratuar me shumicë të kualitative. “Përmbyllëm të gjitha ligjet e reformës në drejtësi dhe javën e ardhshme këto ligje do të shkojnë në Kuvend”, ka theksuar Xhafaj. Me tutje ai ka shtuar se, ligjet i janë nënshtruar një procesi të diskutimit të gjerë publik dhe me ekspertë të atashuar në institucione.  Gjithashtu edhe deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka nënvizuar se, këto ligje janë në interes të qytetarëve. “Ndaj ftoj opozitën të vijë t’i votojë, pasi nuk janë ligje politike”, ka deklaruar Hysi.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …